Krimet zgjedhore, Çela: Të hetohen sa më shpejt. Duhet të besoni që po bëjmë maksimumin

12/05 17:18
Credits to Apollon TV
Krimet zgjedhore, Çela: Të hetohen sa më shpejt. Duhet të besoni që po bëjmë maksimumin

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, nisi nga Durrësi një tur takimesh me prokuroritë e rretheve të vendit. I pyetur lidhur me krimet zgjedhore, për të cilat janë bërë disa padi, Çela tha se ato duhen hetuar sa më parë.

“Është kërkuar që të kryhen hetime të shpejta, cilësore dhe të kemi rezultate sa më të shpejta. E rëndësishme është që hetimet të shoqërohen me një proces transparence në mënyrë që publiku të ketë informacionin e plotë mbi atë që ka bërë prokuroria. Ne synojmë të nxisim prokuroritë, primare mbetet besueshmëria. Duhet të besoni që prokuroria po bën maksimumin e vet”, tha prokurori i përgjithshëm.

Ai shtoi se Prokuroria nuk duhet të humbë fokusin nga asnjë çështje e rëndësishme. “Prokurorët duhet të jenë proaktivë. Ndaj mbetet prioritet i prokurorisë që të bashkëpunojnë me Prokurorinë e Posaçme”, shtoi Çela.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.