Krim mjedisor në Borsh, anijet shkarkojnë karburantin dhe vajin e djegur në det

17/07 20:49
Credits to Apollon TV
Krim mjedisor në Borsh, anijet shkarkojnë karburantin dhe vajin e djegur në det

Një tjetër skandal në sezonin e verës në një nga vendet më turistikë të Sjqipërisë, në Borsh të Sarandës.

Arkeologu dhe historiani Neritan Ceka ka shpërndarë disa pamje duke denoncuar dhe këtë krim mjedisor që po i bëhet bregdetit të jugut. Në sipërfaqe të ujit dallohet karburanti apo vaji i djegur i mjeteve të lundrimit.

Mbetjet janë shkarkuar vetëm pak metra larg bregdetit. Kjo ndodh pasi anijet duan herë pas here të shmangin kostot e larta të asgjësimit në port. Mes ujërave të ndotura ka plazhistë, madje edhe të mitur.

Për këtë ndotje të mjedisit ekziston një ligj i posaçëm, por mesa duket drejtuesit apo pronarët e mjeve lundruese vazhdojnë të pashqetësuar. Ndotja e ujit në bregdetet e Shqipërisë është kthyer në fenomen nga anijet, por këto mbetje konsiderohen të rrezikshme për shëndetin e pushuesve që frekuentojnë plazhin.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.