Krim i rëndë në Kosovë/ Burri vret gruan shtazënë përpara Maternitetit

30/11 20:23
Credits to Apollon TV
Krim i rëndë në Kosovë/ Burri vret gruan shtazënë përpara Maternitetit

Një person raportohet se ka vrarë bashkëshorten e tij shtatzënë para Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, ndërsa janë të paqarta shkaqet dhe rrethanat e vrasjes.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka folur për mediat kosovare në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje.

Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, është shprehur zëdhënësja e  policisë.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.