Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka thënë sot se rastet e reja me covid-19 në vend do vjnë duke u shtuar në javët e ardhshme, mund të kemi dhe shtrëngim masash kufizuese.

04/02 19:06
Credits to Apollon TV
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka thënë sot se rastet e reja me covid-19 në vend do vjnë duke u shtuar në javët e ardhshme, mund të kemi dhe shtrëngim masash kufizuese.

Në një intervistë për Report tv, Brataj shtoi se nëse infektimet vijnë duke u rritur dhe shterohen kapacitetet nëpër spitale, atëherë do mund të kemi dhe shtrëngim masash kufizuese.

Pyetje: Si e parashikoni situatën, dy javët e ardhshme do të ketë ulje apo rritje të rasteve të reja?

Brataj: Javët e ardhshme do të kemi rritje padyshim.

Pyetje: Do të ketë shtrëngim masash?

Brataj: Kjo mbetet për t’u parë, në varësi të gjendjes së sistemit shëndetësor. Nëse rastet shtohen shumë dhe spitalet mbushen dhe rrezikohen resurset, patjetër që do të ketë shtrëngim masash. Pra lehtësimi, shtrëngimi apo mbatja konstant e masave anti-covid varet nga vetë njerëzit. Nëse respektojnë masat atëherë shifrat nuk do të rriten dhe nuk do të ketë shtrëngime.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.