
KQZ zbardh emrat e kandidatëve që do të çojë për VERIFIKIM të THELLUAR, në listë Tom Doshi me ish-kryebashkiakun e PD dhe ish-futbollistin e Tiranës


Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka zbardhur emrat e kandidatëve që do t’i nënshtrohen një verifikimi të thelluar.
Në listë është kryetari i PSD-së Tom Doshi, së bashku me ish-kryebashkiakun e Mallakastrës Agron Kapllanaj dhe ish-futbollistin e Tiranës Gentian Muça.
Partia Socialiste ka 3 kandidatë të cilët do t’i nënshtrohen një verifikimi të thelluar dhe ata janë Artan Bitri, Halim Dauti dhe Leonard Beqiri.
Ndërkohë nga PD përveç Agron Kapllanajt dhe Gentian Muçës do të verifikohet pastërtia e figurës edhe për Rezart Tushën e Zef Hilën.
Koalicioni ABEOK:
– Altin Gjeloshaj
– Elsa Voka
Partia Lëvizja Socialiste për Integrim:
– Arbër Arifaj
Partia Demokratike:
– Agron Kapllanaj
– Gentjan Muca
– Rezart Tusha
– Zef Hila
Partia Socialdemokrate:
– Kleo Murataj
– Tom Doshi
Partia Socialiste:
– Artan Bitri
– Halim Dauti
– Leonard Beqiri
KQZ po verifikon edhe kandidatët e tjerë, nëse për ndonjë prej tyre mund të ketë indicie për ta dërguar për verifikim të thelluar.