
KQZ regjistron partine e Tom Doshit ne zgjedhjet e 25 prillit, sot jane rregjistruar edhe PS, PD e LSI


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka regjistruar ditën e sotme partinë e PSD-së (Partia Social Demokrate), të Tom Doshit për zgjedhjet e 25 prillit.
Partia e deputetit Tom Doshi pak ditë më parë ka paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e 25 prillit, kërkesë e cila është pranuar pavarësisht se ambasadorja e SHBA Yuri Kim rikujtoi vendimin e DASH për shpallen e ‘non grada’ të Tom Doshit, duke thënë se ai nuk duhet të ishte pjesë e listave.
Bëhet me dije se PSD ka bërë dy kërkesa për regjistruar në zgjedhjet e 25 prillit. Një herë kërkesa është bërë më 9 shkurt me krytar Tom Doshin.
Në KQZ është bërë kërkesa e dytë më 12 shkurt, me kryetar të partisë të PSD Ëngjell Bejtja.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve veç PSD-së ka regjistruar 16 partitë e fundit në zgjedhjet e 25 prillit. Së fundmi janë regjistruar Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.
Partitë kishin bërë më herët kërkesë për t’u regjistruar nga KQZ për zgjedhjet e 25 prillit.
Partitë e para që u regjistruan në KQZ pak ditë më par ishin, PDIU e Shpëtim Idrizit, Bindja Demokratike e Astrit Patozit, Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit, Lëvizja Demokratike Shqiptare e Myslim Murrizit, Ora e Shqipërisë e deputetit Zef Shtjefni, Aleanca Demokratike Shqiptare e Eduart Abazit, Lëvizja e Legalitetit e Shpëtim Axhanit, Balli Kombëtar, Partia Emigracioni Shqiptar e deputetit Kostaq Papa dhe Partia e Reformave Demokratike e Krenar Rrycit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar 16 partitë e fundit në zgjedhjet e 25 prillit.
Së fundmi janë regjistruar Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.
Partitë kishin bërë më herët kërkesë për t’u regjistruar nga KQZ për zgjedhjet e 25 prillit