
KQZ miraton rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, opozita votoi kundër

Komisioni Rregullator në Komisionin Qendor të Zgjedhjeve miratoi sot rezultatin e zgjedhjeve të 14 Majit, ku Partia Socialiste fitoi shumicën e bashkive në vend.
Me 3 vota pro dhe 1 kundër ditën e sotme u miratua rezultati i zgjedhjeve vendore ku Partia Socialiste fitoi 54 bashki, ndërsa koalicioni “Bashkë Fitojmë” 7 bashki.
Kundër votoi Muharrem Caka, anëtar i propozuar nga opozita. Kujtojmë se në zgjedhjet e 14 Majit, Partia Socialiste arriti të merrte shumicën e bashkive të vendit. Socialistët siguruan 54 bashki, ndërsa koalicioni i Sali Berishës me Ilir Metën morën vetëm 7 bashki në vend.
Pas përfundimit të zgjedhjeve, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cilësuan këto zgjedhje si të “vjedhura”.