KQZ miraton fondin në miliarda lekë për partitë politike për fushatën elektorale

02/02 19:40
Credits to Apollon TV
KQZ miraton fondin në miliarda lekë për partitë politike për fushatën elektorale

Ditën e sotme KQZ ka miratuar 5 projekt-vendime, lidhur me zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit 2021.

Pjesë e dokumentit të firmosur nga kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi është dhe Projektvendimi për shperndarjen e fondeve vjetore të partive politike në formën e ndihmës financiare vjetore për vitin 2021.

Komisioneri vendosi të shpërndajë fondin prej 140 milionë lekë të reja, partive politike për vitin 2021.

NJOFTIM

Tiranë më 02.02.2021

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvilloi seancë publike në mbështetje të paragrafit 2 nenit 19, dhe shkonjës “n”, paragrafi 1, të nenit 19, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, për shqyrtimin dhe miratimin e akteve në kompetencë të tij.

Komisioneri shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet/udhëzimet:

1. Projektudhëzimin; Për proçedurat e akreditimit dhe rregullat e vëzhgimit të zgjedhjeve nga organizatat joqeveritare shqiptare dhe të huaja, organizatat ndërkombëtare, përfaqësues të shteteve të huaja dhe mediave dhe subjektet zgjedhore;.

2. Projektudhëzimin; Për caktimin e kritereve për përzgjedhjen e monitoruesve, procedurën, emërimin dhe objektin e monitorimit;.

Udhëzimi përcakton kriteret e përzgjedhjes, procedurën dhe emërimin e monitoruesve, objektin e monitorimit, periudhën e monitorimit, përcaktimin e subjektit/subjekteve të monitorimit dhe zonën gjeografike ku shtrihet monitorimi prej monitoruesve si dhe raportimin e monitorimit në mënyrë të pavarur, të paanshme, jo diskriminuese dhe transparente. Ky akt përbën risi për garantimit e një procesi zgjedhor të drejtë, i cili synon ndarjen e qartë ndërmjet ushtrimit të detyrave të institucioneve shtetërore qendrore e vendore, dhe partive politike, si në fushatë zgjedhore po ashtu dhe në periudhën 4 muaj para datës së zgjedhjeve.

3. Projektvendim;Për shperndarjen e fondeve vjetore partive politike në formën e ndihmës financiare vjetore për vitin 2021;.

Komisioneri vendosi të shpërndajë fondin prej 140 milion lekë, partive politike për vitin 2021. (Tabela bashkëngjitur)

4. Projektvendim;Për rregjistrimin e nismës ligjvënëse të zgjedhësve në Republikën e Shqipërisë për krijimin e rregjistrit kombëtar të autorëve të krimeve seksuale;. KSHZ vendosi regjistrimin e nismës ligjvënëse “Për krijimin e Regjistrit Kombëtar të Autorëve të Krimeve Seksuale” propozuar nga Qendra “Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza”, Shoqata “Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri” dhe Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim”.

5. Projektvendim;Për emërimin e kryetarëve dhe zëvendëskryetarëve te KZAZ-ve;.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.