KPA nis proces disiplinor për anëtarin e pezulluar Luan Daci, u dënua me burg për falsifikim

02/06 13:51
Credits to Apollon TV
KPA nis proces disiplinor për anëtarin e pezulluar Luan Daci, u dënua me burg për falsifikim

Përcaktohet me short trupa gjykuese për procesin disiplinor ndaj anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Kualifikimit, Luan Daci.

Daci u dënua me brug nga Apeli i Gjykatës së Posaçme për falsifikim të dokumenteve, pasi kishte fshehur vendimin për shkarkimin e tij në vitin 1997, dënim që u konvertua në 12 muaj shërbim prove.

Tashmë është Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit që ka vënë në lëvizje KPA-në, për nisjen e një procesi disiplinor ndaj anëtarit tashmë të pezulluar Luan Daci.

Trupa gjykuese do të kryesohet nga Natasha Mulaj, dhe me anëtarë Alban Shtyllën dhe Ina Ramën.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.