Kosovarët s’i ndahen bregdetit shqiptar, destinacioni i preferuar për të shijuar fundjavën, fluks mjetesh në Morinë

17/07 12:25
Credits to Apollon TV
Kosovarët s’i ndahen bregdetit shqiptar, destinacioni i preferuar për të shijuar fundjavën, fluks mjetesh në Morinë

Fundjava e sotme ka nisur me fluks mjetesh në doganë e Morinës, pasi mijëra qytetarë nga Kosova janë drejtuar bregdetit shqiptar.

Pushuesit nga Kosova, të cilët kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar fundjavën, kërkojnë që të hiqet kufiri mes dy vendeve.

Në pikën kufitare të Morinës është punuar me tetë sportele dhe me procedurë të përshpejtuar për të shmangur radhët e gjata dhe këtë fluks të lartë.

Në orët e para të kësaj të shtunë kanë hyrë në Shqipëri përmes Morinës, më shumë se 10 mijë qytetarë nga Kosova.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.