
Kosova mbulohet me ‘vello të bardhë’, reshjet e dëborës shkaktojnë aksident masiv, plagosen 7 persona


Në zona të caktuara Kosovës tashmë kanë filluar rreshjet e para të dëborës për këtë sezon dimëror.
Qytetet kryesore që janë mbuluar nga velloja e bardhë janë Dragashi, Prizreni, Lipjani dhe Prishtinë, Malishevë.
Reshjet e bores kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin rrugor, ndërkohë që ministria ka njoftuar se aktualisht gjendja e rrugëve është e kalueshme dhe nuk ka ndonjë komplikim.
Mediat kosovare kanë raportuar një aksident të ndodhur në Vranidoll, ku janë përfshirë 4 automjete dhe janë plagosur 7 persona.
Policia e Kosovës ka bërë me dije se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.
