Korrupsioni me fondet e BE/ Deputetja e PD letër OLAF: Na jepni investigimin

28/08 15:45
Credits to Apollon TV
Korrupsioni me fondet e BE/ Deputetja e PD letër OLAF: Na jepni investigimin

Deputetja demokrate, njëherësh Kryetare e Komisionit të Çështjeve Europiane Jorida Tabaku, i ka dërguar një letër zyrës Zyra Kundër Mashtrimit të Bashkimit Europian, OLAF dhe Komisionerit të Bujqësisë, pas vendimit për të pezulluar fondet për Shqipërinë. Sipas Tabakut ky është një lajm I keq që rrezikon hapat e mëtejshëm të integrimit, por edhe fondet për bujqësinë shqiptare. “Mashtrimi me fondet e vendosura në dispozicion nga Bashkimi Europian përmes skemës së IPARD është një cenim i rëndë jo vetëm i raportit të Shqipërisë me Bashkimin Europian por gjithashtu edhe I besueshmërisë dhe kredibilitetit që institucionet dhe agjencitë shtetërore kanë ndaj qytetarëve shqiptarë. Për këtë arsye, kërkoj nga ana e institucionit tuaj që brenda rregullave dhe dispozitave tuaja të më vendosni në dispozicion një kopje të raportit tuaj në lidhje me shkeljet e gjetura në Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor (AZHBR).” Sipas Tabakut kjo, do të ndihmonte edhe më tej Parlamentin e Shqipërisë për të mbajtur përgjegjës dhe për të pyetur personat përgjegjës në lidhje me këto shkelje që janë zbuluar nga zyra e OLAF. Deputetja demokrate shkruan më tej në reagimin e saj se “Njolla ndaj AZHBR nuk është veç njollë për qeverinë apo për këdo që ka qenë në postin drejtues të këtij institucioni. Ajo është një njollë ndaj Shqipërisë, përpjekjes së çdo shqiptari të ndershëm që punon në këto institucioneve. Ajo është një njollë që mbështet padrejtësinë ndaj bujqve dhe fermerëve të këtij vendi që rropaten përditë dhe nuk përfitojnë nga fondet e BE-së që vijnë për to”.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.