Koronavirusi i merr jetën mjekut personal të Papës

10/01 9:11
Credits to Apollon TV
Koronavirusi i merr jetën mjekut personal të Papës

Mjeku personal i Papa Franceskut, Fabrizio Soccorsi ka humbur jetën për shkak të Covid-19.

Ai u nda nga jeta në moshën 76-vjeçare. Fabrizio u shtrua në spital për një problem onkologjik, por se infektimi me Covid i mori jetën. Papa Françesku e kishte zgjedhur si mjekun e tij personal që në vitin 2015.

Soccorsi lindi në 2 shkurt të 1942-shit dhe u diplomua për mjekësi dhe kirurgji në Universitetin La Sapienza në vitin 1968.

Ai punoi si mjek dhe si profesor duke dhënë lëndën e imunologjisë. Në qershor të vitit 2017, Fabrizio mori një goditje të fortë pasi humbi vajzën e tij Cristiana, e cila vuajti gjatë nga një sëmundje e pashërueshme.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.