Koronavirusi futet në SPAK dhe GJKKO, infektohet gjyqtarja dhe prokurori (EMRAT)

15/02 11:53
Credits to Apollon TV
Koronavirusi futet në SPAK dhe GJKKO, infektohet gjyqtarja dhe prokurori (EMRAT)

 Koronavirusi ka shpërthyer edhe në SPAK dhe në GJKKO.

Sipas informacioneve për mediat, është infektuar me koronavirus gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme Daniela Shirka si dhe prokurori i SPAK Klodian Braho.

Mësohet se gjendja shëndetësore e gjyqtares dhe prokurorit paraqitet e mirë. Po ashtu janë marrë tamponët për personat e afërt të tyre, që mund të jenë infektuar.

Seancat e tyre gjyqësore janë shtyrë pas infektimit me koronavirus. 

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.