Komuniteti LGBTI, Shqipëria e para në rajon për homofobi

17/05 15:51
Credits to Apollon TV
Komuniteti LGBTI, Shqipëria e para në rajon për homofobi

Një studim i Bankës Botërore e renditi Shqipërinë në vendin e parë në rajon si shteti që jo vetëm nuk pranon personat LGBTI, por që edhe i diskriminon në shërbimet shëndetësore e sociale.

Një studim i kryer në 10 vite rendit se 94% e shqiptarëve nuk do e pranonin që fëmija i tyre të kishte orientim të ndryshëm seksual, 53% mendojnë se komuniteti LGBTI nuk duhet të gëzojë liri dhe të drejta si qytetarët e tjerë, ndërsa 1 në 3 persona bien pre e dhunës fizike në familje.

Raporti rendit dhe një sërë çështjesh sociale e shërbimesh të mohuara për pjesëtarët e këtij komuniteti. Mospranimin e personave LGBTI e shfaqin hapur edhe qytetarët, teksa shohin një pjesë nga organizimi i 17 Majit në sheshin “Skënderbej”.

Altin Hazizaj i sheh alarmante shifrat e mospranimit në shoqëri të komunitetit LGBTI. Vështirësi hasin edhe në gjetjen e një pune të qëndrueshme, për shkak të diskriminimit.

Në Ditën Botërore të komunitetit LGBTI, shfaqen disa kërkesa ndaj shtetit shqiptar. Mes tyre shihet me emergjencë miratimi i ligjit për njohjen e identitetit gjinor, miratimi i ndryshimeve ligjore për mbrojtjen e fëmijëve interseks, përmirësimi i Kodit Penal për të përforcuar kriminalizimin e mëtejshëm të krimeve të urrejtjes, miratimi i standardeve kombëtare të respektit për personat LGBTI në Shqipëri, sipas parimeve të Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, krijimi i një programi kombëtar për përgatitjen dhe punësimin e personave transgjinor në Shqipëri.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.