Komiteti vendos MASAT E REJA: Zgjatet ora policore, diskot mbeten të mbyllura; grumbullimet lejohen deri në 50 persona, tifozët kthehen në stadiume

27/05 14:31
Credits to Apollon TV
Komiteti vendos MASAT E REJA: Zgjatet ora policore, diskot mbeten të mbyllura; grumbullimet lejohen deri në 50 persona, tifozët kthehen në stadiume

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka lajmëruar pajk më parë masat e reja anti-Covid, në bazë të përmirësimit të situatë epidemiologjike në vend, raporton newsbomb.al. Këto masa të reja do të hyjnë në fuqi në 1 qershor, 15 qershor dhe 1 korrik.

Masat e reja nga data 1 qershor 2021:

– Hiqet detyrimi për mbajtjen e masakës në ambiente të hapura;
– Maska e detyrueshme ne ambiente të mbyllura dhe transportin publik;
– Rekomandohet mbajtja e saj në vende ku ka grumbullime;
– Ora policore zgjatet me 1 orë, nga ora 22.00 në orën 23.00;
– Diskot mbeten të mbyllura;
– Muzika e ndaluar pas orës 22.00.

Nga 15 Qershori:

– Lejohen grumbullimet nga 10 persona që ishte, në 50 persona, por duke respektuar masat.

Gjithashtu, Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi dhe disa masa të reja që do të merren nga data 1 korrik nëse situata vazhdon të jetë në përmirësim. Një lajm i mirë për tifozët, do të lejohet rikthimi i tyre në stadiume.

Masat e reja anti-covid nga data 1 korrik 2021 (*nëse situata përmirësohet)

– Ora policore nga ora 23.00 shkon në orën 24.00 deri në 06.00 të mëngjesit;
– Lejohet prania e tifozëve në stadiume, në 30% të kapaciteteve, duke respektuar masat;
– Muzika nuk ndryshon, mbetet e ndaluar pas orës 22.00;
– Diskot mbeten të mbyllura;
– Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet te reduktuar deri ne 30% te spektatoreve apo pjesemarresve.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.