Komiteti Teknik zyrtarizon fjalën e Ramës: Muzika nga ora 22:00 do të lejohet deri në 23:00. Masat e tjera do të…

19/07 16:09
Credits to Apollon TV
Komiteti Teknik zyrtarizon fjalën e Ramës: Muzika nga ora 22:00 do të lejohet deri në 23:00. Masat e tjera do të…

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka konfirmuar sot në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, fjalën e kryeminitrit Rama me herët sot, i cili tha se orari i lejuar i muzikës në lokale nga ora 22:00 do të lejohet deri në orën 23:00 në mbrëmje.

Sa i takon masave të tjera anti-Covid, zv.ministrja Rakacolli tha se do të mbeten në fuqi.

Masat e tjera janë: Lëvizja e lirë deri në orën 00:00, nuk mbahet maska në ambiente të jashtme, vetëm në ambiente të brendshme me sipërfaqe të kufizuar, grumbullimi lejohet me më sumë se 10 veta etj.

Mira Rakacolli: Indikatorët dëshmojnë që në Shqipëri situata është e qetë. Masat janë lehtësuar dhe sezoni turistik po vazhdon. Ata që janë në spital janë në moshë mesatare mbi 60 vjeç, iu është ofruar vaksinimi, por kanë zgjedhur të mos vaksinohen ndaj dhe poi u nënshtrohen trajnimeve mjekësore. Komiteti i Ekspertëve duke u bazuar tek të dhënat epidemologjike dhe vaksinimi masiv, propozon zgjatjen e orarit të muzikës në 23:00 ndërsa masat e tjera mbeten në fuqi siç kanë qenë më përpara, pra masat që u vendosën në datë 1 korrik.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.