Komiteti Kombëtar i Imunizimit merr vendimin: Të vijojë procesi i vaksinimit me AstraZenecën

Procesi i vaksinimit me vaksinën AstraZeneca do të vijojë. Ky është vendimi i Komitetit Kombëtar të Imunizimit, pas mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme. Mësohet se Komiteti do të mblidhet sërish për çdo zhvillim në lidhje me procesin e vaksinimit.
Kujtojmë së në vendin tonë vijon që prej ditës së shtunë vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve me vaksinën AstraZeneca, që pas mbërritjes së 38.400 dozave nga platforma COVAX.
Ditën e sotme kreu i qeverisë ndoqi vetë nga afër procesin në Durrës, i shoqëruar nga ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe doktoreshë Silva Bino, e cila tregoi se ka pasur një lloj hezitimi nga mësuesit.
Rama tha se do të presin vendimin e OBSH dhe EMA në lidhje me pezullimin e vaksinës, por për momentin nuk ka asnjë arsye shkencore për ndalimin e AstraZenecës.
TË NGJASHME