Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) shpalli të enjten vendimin e shkarkimit nga detyra të gjyqtarit të Matit, Rexhep Karaj.

25/11 12:40
Credits to Apollon TV
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) shpalli të enjten vendimin e shkarkimit nga detyra të gjyqtarit të Matit, Rexhep Karaj.

Procesi i vetingut për gjyqtarin Karaj u krye nga trupi gjykues i kryesuar nga Etleda Çiftja, me relator Roland Ilian dhe anëtare Firdes Shulin. Hetimi administrativ u përfundua vetëm për kriterin e pasurisë ku u evidentuan probleme të shumta dhe një balancë negative në shumën totale 7.8 milionë lekë.

Rexhep Karaj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe punoi prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar në Gjykatën e Matit.

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.