Komisioni i Ligjeve shpall vakancat për dy vende për Komisioner, për zëvendësues të dytë dhe zëvendësues të parë

21/06 14:54
Credits to Apollon TV
Komisioni i Ligjeve shpall vakancat për dy vende për Komisioner, për zëvendësues të dytë dhe zëvendësues të parë

Komisioni i Ligjeve i drejtuar nga socialisti Ulsi Manja, ka shpallur sot me shumicë votash dy vende vakante për Komisioner, në Komisionerin Publik dhe në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Referuar asaj që tha Manja, janë krijuar vakanca për pozicionin e zëvendësuesit të dytë për Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (shkalla e parë e vettingut) dhe një vend tjetër si zëvendësues i parë në KP.

Nga pozicioni i zëvendësuesit të dytë është larguar Pal Shkëmbi dhe sot Komisioni i Ligjeve ka miratuar vakancën për vendin e lënë bosh prej tij, ndërsa nga pozicioni i zëvendësuesit të parë për Komisioner Publik është larguar Darjel Sina.

Ky i fundit ka kaluar nga pozicioni i zëvendësuesit të parë në Komisioner Publik, dhe tashmë vendi i tij ka mbetur bosh, si Komisioner Publik.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.