KOLONJË, LAGJET PERIFERIKE, PREJ VITESH, PA UJË TË PIJSHËM

18/07 18:31
Credits to Apollon TV
KOLONJË, LAGJET PERIFERIKE, PREJ VITESH, PA UJË TË PIJSHËM

Njësia administrative Kolonjë ka lënë në harresë banorët e lagjeve periferike të fshatit duke i lënë pa ujë të pijshëm.Banorët e këtyre lagjeve kanë gjetur si zgjidhje të vetme përdorimin e ujit të pakontrolluar të puseve ose blerjen e ujit të pijshëm në treg. Për të furnizuar këtë zonë me ujë , disa vite më parë u ndërtua rrjeti shpërndarës , por sic thonë banorët, problemi jetik nuk mori zgjidhjen e pritur. Përballë kësaj situate , një pjesë e familjeve kanë investuar vetë për ndërtimin e linjës së brendshme për të marrë ujin nga rrjeti kryesor i lagjes. , ndërsa të tjerat që nuk kanë mundësi ekonomike kërkojnë që ujësjellësi tu lidhë linjën , tu vendosë matësa dhe tu lidhë kontratat.Banorët e Kolonjës thonë se deri tani në këtë lagje periferike , drejtuesit vendorë e përfaqësuesit që kanë votuar në Kuvend, vijnë vetëm në kohë fushatash. Dhe më pas , po sipas tyre lihen në harresë të plotë dhe në kushte të vështira për tu përballur vetë me problemet.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.