KOLONJË, BANORËT E FSHATIT TURISTIK ANKOHEN PËR SISTEMIN E DËMTUAR TË KUZ-së

19/07 18:31
Credits to Apollon TV
KOLONJË, BANORËT E FSHATIT TURISTIK ANKOHEN PËR SISTEMIN E DËMTUAR TË KUZ-së

Banorët e nje lagjeje në fshatin turistik të Kolonjës janë të rrezikuar nga ujërat e zeza. Ata thonë për Tv Apollon se e kanë të vështirë të mbajnë dritaret hapur apo të dalin nga shtëpitë për shkak të ërës së rëndë që përhapin ujërat e zeza nga pusetat e dëmtuara të kanalizimeve të cilat kalojnë pranë pallateve ku ata jetojnë. Gjithashtu banorët e Kolonjës pohojnë se situata e rëndë mjedisore në këtë zonë të banuar dhe frekuentuar po rrezikon shëndetin e tyre dhe po vështirëson aktivitetin e shumë bizneseve. Kemi kërkuar të merren masa të menjëhershme për zgjidhjen e problemit por megjithë ndërhyrjen e ujësjellës – kanalizimeve që kryen disa punime , situata vazhdon të jetë e njëjtë pasi pusetat janë të pambyllura ose të demtuara janë shprehur të intervistuarit. Nga kontakti telefonik që patën banorët me punonjësit e ndërmarrjes së ujësjellës- kanalizimeve , zgjidhje problemi do te ketë pas ndërtimit të kanalit të ri në pjesën e dëmtuar.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.