“Koka” e grupit të drogës në Greqi, 30 vjeçari nga Fieri ia dërgon paratë nënës, Prokuroria sekuestron 3 llogari me mijëra euro sapo depozitohen në bankë

03/07 10:25
Credits to Apollon TV
“Koka” e grupit të drogës në Greqi, 30 vjeçari nga Fieri ia dërgon paratë nënës, Prokuroria sekuestron 3 llogari me mijëra euro sapo depozitohen në bankë

Tre llogari bankare me vlerë mbi 100.000 mijë euro, janë bllokuar nga Prokuroria e Fieri, pasi dyshohet se këto para rrjedhin nga aktiviteti kriminal i 30 vjeçarit fierak Rando Hodollari. Ky shtetas, dyshohet se ia kishte dërguar paratë nënës së tij, Lumtur Çervenaku, e cila i kishte depozituar në bankë.

Menjëherë, këto asete janë vënë në sekuestro preventive nga Prokuroria e Fierit.

Ky sekuestrim është kryer në kuadër të procedimit penal të regjistruar për veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287 i K.Penal. Organi i akuzës ka dyshime të arsyeshme se, këto pasuri burojnë nga të ardhura të fituara si pasojë e aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve të kryer në vazhdimësi nga shtetasi Rando Hodollari në shtetin grek.

Kush është Rando Hodollari

Mediat greke e cilësojnë të riun nga Fieri si koka e një grupi kriminal që merrej me shpërndarjen e drogës në Athinë dhe në periferi të saj, kryesisht në zonën e Korinthit, shkruan newsbomb.al. Pjesë e këtij grupi ishin 4 të rinj shqiptarë dhe tre grekë, mes tyre dhe një vajzë.

Sipas Policisë greke, referuar arrestimit në vitin 2018, këta shtetas deklaroheshin të gjithë të papunë por ishte e pazakontë sesi ata shkonin në kazino në zonat e Parnitha dhe Loutraki, dhe humbisnin shuma të mëdha parash.

27-vjeçari Rando Hodollari (mosha kur u arrestua në 2018), ishte njeriu që drejtonte organizatën kriminale, me një veprim të strukturuar dhe të vazhdueshëm të furnizimit, magazinimit, trafikimit dhe trafikimit të drogës në rajonin e gjerë të Atikës. Ai kishte arritur që anëtarët e organizatës kriminale të kishin disiplinë të plotë, ndërsa kishte mënyra të përcaktuara, rigoroze, të komunikimit dhe të folurit, gjë që tregon qartë profesionalizmin me të cilin ai kishte krijuar “biznesin” e tregtisë së drogës.

Dy nga shtatë të arrestuarit luanin rolin e tregtarëve të drogës, të tre ishin trafikantë ndërsa Arvanitis ose “George” ishte mbikëqyrësi i veprimit të të tjerëve dhe dora e djathtë e “Rando”.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.