Kishte ndezur oxhakun për t’u ngrohur, përfshihet nga flakët banesa e 82-vjeçarit në Patos, shpëton mrekullisht i moshuari

08/04 19:07
Credits to Apollon TV
Kishte ndezur oxhakun për t’u ngrohur, përfshihet nga flakët banesa e 82-vjeçarit në Patos, shpëton mrekullisht i moshuari

Një shtëpi është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Patos. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Grizë, ku mësohet se zjarri ka rënë në banesën e një 82-vjeçari, i cili fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.

Burimet paraprake bëjnë me dije se shkak është bërë oxhaku i ndezur në banesën e të moshuarit.

Zjarrfikësja dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Patos/Informacion paraprak:

Sot rreth orës 18:00, në lagjen Grizë, Patos, në banesën e shtetasit M. C., 82 vjeç, ka rënë zjarr.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht nga oxhaku i ndezur në banesë.

Nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Shërbimi zjarrfikës dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.