Kishin harruar soba ndezur, përfshihet nga flakët një apartament në Korçë!Dërgohet në spital e zonja

20/07 15:15
Credits to Apollon TV
Kishin harruar soba ndezur, përfshihet nga flakët një apartament në Korçë!Dërgohet në spital e zonja

Një apartament është përfshirë nga zjarri pasdite e sotme në Korçë, ku për pasojë ka mbetur e asfiksuar e zonja e shtëpisë. Mësohet se ngjarja u regjistrua në lagjen nr.2, në bllokun “Rinia”, ku shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë pakujdesia, pasi e zonja e shtëpisë kishte harruar sobën ndezur. Pas njoftimit të banorëve, zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje duke izoluar flakët dhe kanë mundur të shpëtojnë edhe gruas e cila tashmë është në spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve. Policia në vendngjarje po heton më tej rrethanat e ngjarjes.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.