Kishin dalë për gjah, 18-vjeçari vret aksidentalisht shokun (Emrat-Detaje)

17/12 15:28
Credits to Apollon TV

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër, ku gjatë ditës së sotme një 18-vjeçar ka vrarë aksidentalisht shokun e tij.

Policia bën me dije se 18-vjeçari Rifat Xheleshi kishte dalë për gjah me shokun e tij, 27-vjeçarin Gentian Kosiqi, kur e ka qëlluar nga pakujdesia me armë gjahu. I plagosur, ai është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Dyshohet se nga pakujdesia plagosi me pasojë vdekjen shokun e tij, Policia shoqëron në Komisariat autorin e dyshuar.

Sekuestrohet arma e gjahut çifte.

Rreth orës 14:45, në vendin e quajtur “Malet e Obokut”, Maqellarë, shtetasit R. XH. dhe G. K, kanë qenë për gjueti.   Shtetasi R. XH., 18 vjeç dyshohet se nga pakujdesia ka plagosur me armë gjahu çifte shtetasin G. K., rreth 27 vjeç, banues në Maqellarë, i cili ka humbur jetën në spital.

Menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë shoqërimin e autorit të dyshuar në Komisariat, për veprime të mëtejshme hetimore, si dhe kanë  sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut çifte.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.