Kina fut në izolim një qytet për shkak të një rasti me Covid-19

12/12 22:37
Credits to Apollon TV

Kina ka futur në izolim total një qytet të tërë në veri të vendit, si dhe ka filluar fushatën e madhe për testim masiv në një qytet tjetër – që të dy në afërsi të kufirit me Rusinë, pasi është zbuluar nga një rast i infeksionit me koronavirus në të dy qytetet. Në Dongning bëhet fjalë për një 40-vjeçar që punon në port detar, derisa në Suifenheu është një 39-vjeçar që punon në një zonë tregtare, kanë bërë të ditur autoritetet kineze.

Pekini vazhdimisht akuzon për import të rasteve të reja me koronavirus. Në anën tjetër, autoritetet në Dongning kanë bërë të ditur se kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme – ku i tërë komunikacioni është ndërprerë, e të gjithë ata që dëshirojnë të largohen nga qyteti duhet ta kenë negativ testin e koronavirusit që e kanë bërë në 24 orët e fundit. Janë mbyllur shkollat e restorantet shërbejnë ushqim me metodën “merre me vete”. Në zonat më të rrezikshme vetëm një person nga familja mund të dalë jashtë çdo të dytën ditë për të blerë gjësendet e nevojshme. Në Suifehneu ku nuk është aplikuar masat e mbylljes, fushata masive e testimit është planifikuar të përfundojë pas tri ditëve.

Shpërndaje

TË NGJASHME

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.