Kim këmbëngul për verifikimin e kandidatëve

30/01 11:24
Credits to Apollon TV
Kim këmbëngul për verifikimin e kandidatëve

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka pasur një takim me përfaqësues të shoqërisë civile, ku ka ritheksuar vullnetin e saj që partitë politike në Shqipëri duhet të mbajnë larg persona me rekorde kriminale.

Në njoftimin e shpërndarë nga ambasada Kim falenderoi shoqërinë civile në Shqipëri për kontributin e saj për demokracinë dhe për mbajtjen e llogaridhënies ndaj qeverisë.

Postimi i ambasadës amerikane:

Ambasadorja Kim pati një diskutim të mirë me përfaqësuesit e shoqërisë civile në lidhje me shqetësimet dhe idetë e tyre për të siguruar llogaridhënie në qeveri dhe transparencë përpara zgjedhjeve të 25 prillit. Ata ranë dakord që udhëheqësit e partive duhet të angazhohen për të verifikuar kandidatët e tyre dhe për të siguruar lista të pastra.

Ajo falënderoi shoqërinë civile në Shqipëri për kontributin e saj për demokracinë dhe për mbajtjen e llogaridhënies ndaj qeverisë. Ambasadorja tha se ashtu si në Shtetet e Bashkuara dhe pjesën tjetër të Europës, edhe Shqipëria përfiton nga një shoqëri civile aktive.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.