“Këta mburren kur shkelin ligjin, policia bën sikur nuk i sheh”, Braçe revoltohet me Ermal Mamaqin: Ky krim me shëndetin duhet të marrë fund. S’kurse PD-në

31/01 16:44
Credits to Apollon TV
“Këta mburren kur shkelin ligjin, policia bën sikur nuk i sheh”, Braçe revoltohet me Ermal Mamaqin: Ky krim me shëndetin duhet të marrë fund. S’kurse PD-në

Zv.kryeministrin Erion Braçe, është revoltuar pas publikimit në rrjetet sociale video dhe foto nga grumbullimi i një numër të madh qytetarësh në disa evente dhe fushata elekorale.

Braçe publikuar në rrjetet sociale disa foto nga grumbullimet dhe ka akuzuar personat përgjegjegjës  që i bëjnë këto organizime. Bëhet fjalë për moderatorin Ermal Mamaqi dhe ish-deputetin demokrat Ferdinand Xhaferraj, të cilët kanë zhvilluar disa organizime në ambiente të mbyllura.

Mamaqi ka mbledhur një numër të madh qytetarësh në ambient të mbylur në një trajnim në Tiranë, ndërsa Xhaferraj ka zhvilluar një takim të ngjashëm me banorët e Spitallës në Durrës. Braçe shprehet se këta persona shpërfillin ligjin, bëjnë krim dhe pastaj “pëllasin” se gjendja është jashtë kontrollit, ndërsa kërkon që policia të bëjë detyrën.

Postimi i plotë:

KY ESHTE KRIM!

KETA NUK JANE NDRYSHE NGA GJITHKUSH!

SFIDA NDAJ LIGJIT DHE RREGULLAVE TE SEMUNDJES KUR AJO ESHTE NE KULM, DUHET TE MARRE PERGJIGJE LIGJORE SHEMBULLORE!

Ky i pari eshte Ferdinand Xhaferi ne Durres dhe Durresi cdo dite eshte i dyti per numrin e infektimeve;

Ky i dyti eshte Ermal Mamaqi ne Tirane dhe Tirana cdo dite eshte e para per numrin e infektimeve;

SHIHINI;

TE DY NE AMBJENTE TE MBYLLURA,

PA ASNJE MASKE TE VETME,

PA DISTANCE E AFERMENDSH,

PA HIGJENE!

Eshte kriminale, ne shkelje te plote te ligjit!

Eshte sfiduese, arrogante!

E padrejte per cilindo tjeter qe zbaton rregullat, cilindo qe infektohet prej tyre,

humb jeten;

E padrejte per shkollat-universitetet,

ceremonite mortore-te gjitha te mbyllura;

E padrejte per kinemate, teatrot, pallatet e sportit, stadiumet-te gjitha te mbyllura.

KY KRIM ME SHENDETIN E NJEREZVE DUHET TE MARRE FUND!

POLICIA NUK MUND TE BEJ SIKUR NUK SHEH KUR KETA PUBLIKOJNE VETE SHKELJET E LIGJIT E MBURREN!

Policia e Shtetit qe ngarkohet nga ligji te bej detyren pavaresisht emrave te ketyre, partive ku jane e ne emer te te cilave fryhen si kokoroca!

Eshte neveritese qe shperfillin cdo ligj, bejne kete krim dhe pastaj pellasin:

E KANE GJENDJEN JASHTE KONTROLLI!

Kontroll duan, kontroll do kene!

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.