Këshilli i Ministrave miraton marrëveshjen: Lëvizje e lirë Shqipëri-Serbi vetëm me karta identiteti

16/12 21:36
Credits to Apollon TV
Këshilli i Ministrave miraton marrëveshjen: Lëvizje e lirë Shqipëri-Serbi vetëm me karta identiteti

Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme Këshilli i Ministrave ka vendosur miratimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë Shqipëri-Serbi me karta identiteti.

Kjo marrëveshje u nënshkrua në nëntor mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, gjatë takimit online për Shengenin Ballkanik, në prani edhe të kryeministrit maqedonas Zoran Zaev.

Kryeministri Rama e cilësoi këtë marrëveshje një hap të rëndësishëm që shqiptarët të kenë lëvizje të lirë me vendet e Ballkanit.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

MIRATIMIN E MARRËVESHJES NDRYSHUESE TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SERBISË, PËR LËVIZJEN E NDËRSJELLË TË SHTETASVE, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.10474, DATË 27.10.2011

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave vendosi:

Miratimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Serbisë, për lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve, ratifikuar me ligjin nr.10474, datë 27.10.2011, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.