Këshilli i BE nxjerr DOKUMENTIN për Shqipërinë: Të hapen sa më shpejt negociatat! Është thelbësore

10/05 17:49
Credits to Apollon TV
Këshilli i BE nxjerr DOKUMENTIN për Shqipërinë: Të hapen sa më shpejt negociatat! Është thelbësore

Këshilli i Bashkimit Europian i ka dërguar një letër pune në datën 5 maj delegacioneve të vendeve të BE. Letra është dërguar para mbledhjes së sotme të ministrave të jashtëm të BE në Bruksel.

Këshilli i Bashkimit Europian në paragrafin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ka kërkuar që për këto dy vende të fillojnë negociatat e anëtarësimit me BE sa më shpejt të jetë e mundur, duke e cilësuar proces shumë thelbësor.

Mirëpo e gjitha nuk mund të bëhet pa kushte, ndaj është përmendur qartë përmbushja e reformave të nisura nga dy vendet.

“Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vetë procesi i pranimit në BE ka siguruar nxitja më e fortë për reformat dhe si e tillë, më shumë demokraci, stabilitet dhe prosperitet për të popullatat përkatëse. Tani është thelbësore që negociatat e pranimit të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të ecim përpara, së bashku me ruajtjen e vrullit të reformave në dy vende”, thuhet në paragrafin 21.2.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.