Kërcet” grushti sërish në Kuvendin e Kosovës, goditen deputetët

13/07 17:30
Credits to Apollon TV
Kërcet” grushti sërish në Kuvendin e Kosovës, goditen deputetët

Në seancën e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës sërish janë krijuar tensione mes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe atyre të Vetëvendosjes.

Pas një shkëputje prej dy orësh, seanca ka rifilluar sërish, mirëpo deputetët e PDK kanë bllokuar foltoren duke krijuar tensione, të cilat kanë agravuar sërish deri në përdorimin e dhunës fizike.

Mësohet se kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca është gjuajtur me shishe uji nga deputetja e e AAK-së, Time Kadrijaj.

Është dashur sërish ndërhyrja e truprojaveë për të shtensionuar situatën.  Kujtojmë se ditën e sotme, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa po mbante fjalën e tij në Kuvend u godit me grusht nga deputetët e opozitës.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.