Kërcënoi se do të vetëhidhej nga lartësia, qytetari zbret pas negociatave me policinë

12/05 11:52
Credits to Apollon TV
Kërcënoi se do të vetëhidhej nga lartësia, qytetari zbret pas negociatave me policinë

Një person ka tentuar të hidhet nga lartësia në një ndërtesë pranë Muzeut Kombëtar në Tiranë. Policia njofton se mori informacion rreth orës 09:30 që shtetasi me iniciale A. J., po tentonte të vetëhidhej nga skela e një ndërtese në qendër të kryeqytetit.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ku pas negociatave me to, pas gati 30 minutash, ai është bindur dhe ka zbritur nga skelat.

Gjithashtu, në vendngjarja ishin edhe shërbimet e ambulancës dhe zjarrfikëses, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.