Keni planifikuar të udhëtoni drejt Greqisë? “Nënë Tereza” sqaron qytetarët shqiptarë se çfarë rregulli duhet të kenë parasysh

02/07 15:27
Credits to Apollon TV
Keni planifikuar të udhëtoni drejt Greqisë? “Nënë Tereza” sqaron qytetarët shqiptarë se çfarë rregulli duhet të kenë parasysh

Për të gjithë shtetasit shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, aktualisht në Athinë dhe Kretë, duhet të plotësojnë formularin PLF 24 orë para udhëtimit.

Tirana International Airport (TIA) njofton se nëse ky formular PFL nuk plotësohet brenda afatit, qytetarët shqiptarë nuk mund të udhëtojnë dot drejt vendit fqinj.

Njoftimi TIA-s:

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë drejt Greqisë, aktualisht drejt Athinës dhe Kretës, ju rikujtojmë që është i detyrueshëm të plotësohet formulari PLF 24 orë para udhëtimit. Në rast se ky formular nuk plotësohet brenda këtij afati, nuk udhëtoni dot. Pasagjerët do të marrin një kod QR i cili do të përdoret nga Mbrojtja Civile Greke për identifikimin e testit Random Covid-19 pas mbërritjes. Familjet gjithashtu mund të pranohen me vetëm një e-mail të përbashkët konfirmimi PLF dhe gjithashtu mund të pranohen me kodin e tyre unik PFL/QR.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.