Keni plane për në fundjavë? Moti duket se do jetë në favorin tuaj. Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme.

27/02 7:07
Credits to Apollon TV
Keni plane për në fundjavë? Moti duket se do jetë në favorin tuaj. Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme.

Nëse keni bërë plane për këtë fundjavë, atëherë edhe moti do të jetë në favorin tuaj. 

I ndikuar nga kushte të qëndrueshme atmosferike, vendi për dy ditët në vijim do të ketë mot të kthjellët dhe plot orë me diell përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore.

E vetmja gjë që vlen për tu theksuar është se gjatë ditës së Diel do të ketë erë relativisht intensive nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi deri në 18-22m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore. 

Kjo do të sjell ulje të temperaturave si në vlerat e mëngjesit ashtu dhe ato të mesditës.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.