Kë paralajmëron shefi i SPAK? Arben Kraja: Në gusht nisin punën hetuesit e BKH-së, shumë shpejt rezultate për TENDERAT e paligjshëm

05/07 11:40
Credits to Apollon TV
Kë paralajmëron shefi i SPAK? Arben Kraja: Në gusht nisin punën hetuesit e BKH-së, shumë shpejt rezultate për TENDERAT e paligjshëm

Shefi i Prokurorisë Speciale SPAK, Arben Kraja ka dhënë një mesazh të fortë sot për zyrtarët lokalë dhe vendorë të përfshirë në dhënien e tenderave paligjshëm, apo tendera ku ka shkelje flagrante të ligjit.

Ai tha se shumë shpejt nga struktura që ai drejton do të ketë rezultate të cilat do të bëhen publike, shkruan newsbomb.al. Më tej, ai theksoi se në gusht 28 hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit do të nisin punën dhe do të punojnë për të hetuar bashkë me prokurorët e SPAK.

“Ne jemi të vendosur për të bllokuar çdo lloj pasurie kriminale, kushdo që ta disponojë atë. Është e paligjshme dhe duhet të jetë e dënueshme. Kërkohet të kemi më shumë produkt për evidentimin e shkeljeve për fondet publike. Kuptohet që bëhet fjalë për zyrtarë lokalë dhe vendorë. Kjo është përparësi e jona dhe shumë shpejt do kemi rezultate që do bëhen publike.

Jemi të bindur që këtë që po bëjmë, po e bëjmë për të mirën e vendit. Të ikë imazhi i keq, që aty s’mund të investosh se institucionet janë të korrupstuara, s’mund të investosh se të vjen krimi i organizuar dhe të vendosë gjoba…”, tha Kraja ndër të tjera.

Shefi i SPAK Arben Kraja ishte i pranishëm në konferencën “Sfida dhe lufta kundër korrupsionit”.Të pranishëm janë, ministrja Gjonaj, ambasadori socreca, shefja e BKH Aida Hajnaj, Kryeprokurori Kombëtar kundër Korrupsionit (DNA) në Rumani, Crin Bologa, etj.

Në vendin tonë ka shumë denoncime publike për tendera të dhënë pa kriter, apo në shkelje flagrante të ligjit dhe procedurave të prokurimit. Në disa raste kanë qenë vetë institucionet që i kanë bllokuar këto fonde publike, ndërsa në raste të tjera ato janë miratuar.

Mbetet të shihet se çfarë rezultatesh do të arrijë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në lidhje me këtë temë në Shqipëri, për të cilën Arben Kraja tha se do ketë patjetër rezultate dhe që shpejt do të bëhen publike.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.