KAS rrëzon fletën e votimit me emra, dhe pranon propozimin e PS me numra.

03/04 15:59
Credits to Apollon TV

KAS pranon kërkesën e Partisë Socialiste për fletën e votimit, duke rrëzuar kështu propozimin e PD-së.

PS kërkonte që kandidatët të vendoseshin me numra në listë dhe jo me emra, siç kërkonte PD.

Sipas KAS, orientimi i fletës së votimit do të jetë horizontale.

“Ky vendim hyn menjëherë në fuqi dhe publikohet në faqen zyrtare të KQZ-së. Për këtë vendim mund të bëhet ankimim”, tha përfaqësuesi i KAS.

Me vendimin që mori sot KAS, nëse nuk do të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor, në zgjedhjet e 25 prillit qytetarët do të zgjedhin për të votuar kandidatin e preferuar jo me emrin e tij, por në numrin përkatës, ndërsa në fletën e votimit, ata do të renditen horizontalisht.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.