KAS rrëzon Celibashin, lë në fuqi listat e PD-së me 61 kandidatë më tepër

23/03 12:53
Credits to Apollon TV

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ ka rrëzuar vendimin e Ilirjan Celibashit, i cili i hoqi 61 kandidatë koalicionit të PD-AN.

KAS ka pranuar listën e koalicionit PD-AN me 222 kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.

“Me shumicë votash, pranonim e kërkesës ankimore të PD-së, ndryshimin e vendimit të Komisonerit Shtetërorë të zgjedhjeve, regjistrimin e listave shumëemërore sipas listës së depozituar pranë KQZ në datë 16.03.2021”, tha kreu i KAS.

Kujtojmë se Partia Demokratike ka ankimuar në Komisionin e Ankimeve të Sanksioneve vendimin e kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi për të mos regjistruar 78 emrat shtesë në listën e kandidatëve për deputetë.

KQZ i ktheu koalicionit PD-AN listat paraprake duke deklaruar se kanë kaluar numrin e kandidatëve të lejuar në disa qarqe.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.