KAS përfundon numërimin e votave për Beratin: Rezultati nuk ndryshon

21/05 19:32
Credits to Apollon TV
KAS përfundon numërimin e votave për Beratin: Rezultati nuk ndryshon

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka përfunduar rinumërimin e kutive të votimit të qarkut të Beratit. Pas rinumërimit të 114 kutive në Berat, KAS ka miratuar tabelën përmbledhëse me rezultatin e ri i cili nuk ndryshon asnjë mandat.

Nga 114 kutitë e numëruara LSI ka marrë vetëm 15 vota plus, nga 77 që i duheshin për t’i marrë mandatin Partisë Socialiste.

Rreth 35 mijë fletë votimi të numëruara për herë të dytë në një qark ku kanë votuar gjithsej 80.929 qytetarë.

Bëhet fjalë për rinumërim të votave për partitë politike dhe vetëm 2 kuti për kandidatët.

Përfaqësuesi i LSI në KAS kërkoi që të mos përfshihen në tabelën përfundimtare të rezultatit 3 qendra votimi: 3431, 3445, 3318. Për këtë kërkesë KAS është tërhequr për vendim.

Të hënën do të fillojë shqyrtimi ankesave të zonave zgjedhore në Durrës.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.