Karta e bankës u aktivizua pas 8 muajsh, sinjali që çoi tek Davide Pecorelli, inskenoi ngjarjen për të përfituar…

19/09 12:05
Credits to Apollon TV
Karta e bankës u aktivizua pas 8 muajsh, sinjali që çoi tek Davide Pecorelli, inskenoi ngjarjen për të përfituar…

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me biznesmenin Davide Pecorelli, i cili u zhduk në Shqipëri në janar dhe u gjet pas 8 muajsh në Itali në një gomone që po mbytej.

Mediat italiane bëjnë me dije se autoritetet italiane ranë në gjurmë pasi pas 8 muajsh u aktivizua karta e bankës.Si duket më 12 shtator biznesmeni ka tërhequr një shumë parash.

Ishte bashkëpuntori shqiptar (i ndihmuar nga avokati Giancarlo Viti), banues në Lama di San Giustino, i cili raportoi aktivizimin e bankës tek hetuesit. Për hetuesit kjo ishte dëshmi që tregonte se biznesmeni ishte gjallë dhe tashmë ishte kthyer në Itali.

Davide Pecorelli inskenoi vrasjen e tij për të përfituar siguracionin. Ai do të hetohet për mashtrim.

Kujtojmë që Pecorelli dyshohej se kishte vdekur, pasi makina e tij u gjet e djegur në Pukë, ndërsa brenda saj kishte mbetje kockore.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.