Kapet vlonjati me 9 mijë fara kanabisi, drogë dhe municione

02/03 15:01
Credits to Apollon TV
Kapet vlonjati me 9 mijë fara kanabisi, drogë dhe municione

Një 46-vjeçar nga Vlora është arrestuar nga blutë e qytetit bregdetar me sasi të mëdha të farave të kanabisit dhe municione.

Policia bën me dije se shtetasit me iniciale SH.I i janë sekuestruar 9 mijë fara kanabisi, sasi të kanabisit në formë pluhuri, boçe dhe çokollatë si dhe 196 fishekë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Vijon puna e pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen fara kanabisi, lëndë narkotike kanabis dhe municion luftarak.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në zbatim të planit të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas mbante lënde narkotike në banesë, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi: 

SH. I., 46 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rreth 9000 fara të bimës cannabis sativa, një sasi lënde narkotike cannabis në formë pluhuri, boçeje dhe çokollate, si dhe 196 fishekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme hetimore.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.