Kapet shpërndarësi i kokainës, furnizonte lokalet e natës në Sarandë e Ksamil

30/08 16:15
Credits to Apollon TV
Kapet shpërndarësi i kokainës, furnizonte lokalet e natës në Sarandë e Ksamil

Policia e Sarandës ka arrestuar një 21-vjeçar në aksin rrugor “Sarandë – Ksamil”, pranë gjirit të Hartës pasi në automjetin e tij tip Benz gjeti një sasi dozash kokaine dhe një shumë të konsiderueshme parash. PO ashtu nga kontrolli në mjet policia i gjeti të riut Akil Duka një pistoletë. Në pranga ra edhe një i ri tjetër, pasagjer në mjetin e bllokuar Nga hetimet policore rezulton se 21-vjeçari shpërndante lëndë narkotike kokainë, në Sarandë dhe në Ksamil, kryesisht në lokalet e natës, ndërsa miku i tij Amarildo Basha, 22-vjeç ka pasur dijeni për veprimtaritë e tij kriminale, por nuk ka kallëzuar në Polici. Policia sqaroi se ka ushtruar kontroll edhe në banesën e 21-vjeçarit ku gjeti dhe sekuestroi një armë gjahu të cilën ky shtetas e mbante pa leje, si dhe 460 fishekë luftarakë.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.