Kapedani jep dorëheqjen nga nënkryetare e gjykatës: Kë kam shkelur unë në kallo? Po bëhem kokë turku

07/06 15:36
Credits to Apollon TV
Kapedani jep dorëheqjen nga nënkryetare e gjykatës: Kë kam shkelur unë në kallo? Po bëhem kokë turku

Në KLGJ u zhvillua seanca dëgjimore për procedimin disiplinor të kërkuar nga ILD Artur Metani, ndaj magjistrates Enkeleida Kapedani, e cila u bë protagoniste e ditëve të fundit për shkak të disa videove personale të saj të publikuara në rrjetin TikTok, ku ajo sfilonte në ambientet e Gjykatës së Elbasanit, si dhe promovonte veshjet luksoze.

Gjatë fjalës së saj, Kapedani u shpreh: “Po e nis mbrojtjen me një ndjesë të thellë publike. Kam pritur gjatë të dal para jush. Në cilin vend dënohet një gjyqtare, në cilin vend shkarkohet nje gjyqtare që i publikohen videot e saj private? Pyetja është se kë kam shkelur unë në kallo”.

“A keni ju një rezultat si është Kapedani si gjyqtare, si profesioniste, si e kam menaxhuar gjykatën? A keni ju dijeni që ka ndryshuar Gjykata e Elbasanit? Pse kjo gjë ka qenë e qëllimshme për të më dëmtuar mua, si grua, si nënë, si profesioniste… Të tilla reagime publiku nuk i ka pasur as kur një gjyqtare është kapur me krime. Kam besuar në drejtësinë njerëzore, por më shumë në drejtësinë e ligjit, u bëra kokë turku e atyre që nëpërmjet meje donin që të arrinin qëllimet e tyre”, shtoi Kapedani.

Në fund, gjyqtarja kërkoi që të gjykohej me gjakftohtësi: “Mos lejoni që unë të sakrifikohem për qëllime të tjera, po ashtu mos u ndikoni nën presionin e etheve të klikimeve dhe bota e krimit të ndikojnë tek vendimi juaj”.

Kapedani dha dorëheqjen si nënkryetare e Gjykatës së Elbasanit.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.