Kaos në superstradën Milot-Mamurras, kamioni shkarkon zhavorin në mes të rrugës

25/05 10:45
Credits to Apollon TV
Kaos në superstradën Milot-Mamurras, kamioni shkarkon zhavorin në mes të rrugës

Në superstradën Milot-Mamurras prej më shumë se dy orësh qarkullimi i mjeteve bëhet me vështirësi. Kjo për shkak se një kamion i tonazhit të rëndë ka hedhur zhavor në mes të rrugës, në një distancë prej disa metrash.

Fotot e mëposhtme janë shkrepur paraditen e sotme në këtë aks rrugor, në vendin e quajtur mbikalimi i Laçit. Ngjarja duket se është aksidentale pasi disa metra larg vendit ku është derdhur zhavori, kamioni ka ndaluar.Screenshot 2 59Screenshot 4 33

Disa prej kalimtarëve mundohen ta pastrojnë vetë rrugën, pasi sipas tyre deri tani as Policia dhe as autoritete e tjera përgjegjëse nuk kanë shkuar për ta pastruar, apo dhe për të menaxhuar qarkullimin e mjeteve.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.