KAOS në aeroportin e Londrës, qindra qytetarë kërkojnë të marrin avionin dhe t’ia mbathin/ Kush janë shtetet që i kanë mbyllur dyert Britanisë

21/12 7:06
Credits to Apollon TV

Kaos në aeroportin e Londrës mbrëmjen e së dielës, teksa mijëra njerëz tentojnë që të largohen nga vendi, pas nisjes së ndalim-fluturimeve me shumë shtete të Europës gjatë ditës së sotme. Shkak për këtë është bërë zbulimi i një lloji mutant të Covidit, që sipas autoriteteve është ‘70% më infektues’, se koronavirusi që është në qarkullim që prej vitit të kaluar.

Boris Johnson do të kryesojë sot një takim të komitetit të urgjencave, pas vendimit që morën dhjetra vende, kryesisht europiane për të bllokuar fluturimet me Britaninë e Madhe, pas rasteve të Covidit mutant që u zbuluan në Londër.

Franca ishte e fundit që u bashkua me Irlandën, Italinë, Hollandën, Belgjikën, Austrinë, Bullgarinë, Gjermaninë, Finlandën dhe Danimarkën në ndalimin e të gjitha fluturimeve që transportojnë pasagjerë nga Mbretëria e Bashkuar, ose e anasjellta, për një periudhë 48 orëshe, e cila do të vlerësohet më pas, nëse do të zgjatet dhe për periudhën e vitit të ri.

Izraeli, Turqia, Maroku, Kuvajti, Arabia Saudite dhe El Salvador më vonë ndoqën shembullin e shteteve europiane, ndërsa presioni po shtohej natën e kaluar në Shtetet e Bashkuara për të marrë masa pasi kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se Kanada po vendoste një ndalim 72-orësh në udhëtimin nga Mbretëria e Bashkuar.

Turmat e njerëzve ishin futur në terminalin 5 Heathrow për të pritur azhornimet e një fluturimi britanik drejt Dublinit. Pasagjeri Rachael Scully, 23 vjeç, shkroi në Twitter se Qeveria Irlandeze në fund dha “dritën jeshile” për fluturimin i cili ishte vendosur të nisej në 10:30 pasdite dhe u vonua disa orë me radhë.

Irlanda njoftoi ndalimin e saj të përkohshëm të udhëtimit 48-orësh në fluturimet jo-thelbësore nga Britania, e cila hyri në fuqi në mesnatën e sotme. Por pavarësisht lejimit të fluturimit, qytetarët në Irlandë kanë kërkuar që personat që kthehen nga Britania të qendrojnë në karantinë.

‘Me gjithë respektin e duhur, ju po udhëtoni nga një nga rajonet më të infektuara me Covid_19. Ju djem rrezikoni ta sillni atë në Irlandë. Ju lutemi merrni parasysh të qëndroni izoluar, e di që është e vështirë’, ishte një prej komenteve.

Një tjetër shkroi: ‘Ju lutem rimendoni planet tuaja. Ju rrezikoni të sillni një formë më ngjitëse të kovidit në Irlandë. Njerëzit e moshuar dhe më të rrezikuarit po e kalojnë Krishtlindjen vetëm, pasi kanë frikë që të shohin familjet e tyre. Mos u tregoni egpist,. fluturimet nga Mbretëria e Bashkuar për këtu tani po ndalen për arsye të mira’.

Në Britani janë rikthyer pamjet e zbrasjes së marketeve, edhe për shkak se Franca vendosi që mes bllokimit të udhëtomeve do të ishin edhe kamionët që transportojnë mallra dhe ushqime.

Ndërkohë që pavarësisht se shumë qeveria europiane kanë vepruar shpejt për ndalimin e fluturimeve nga Britania e Madhe, qeveria shqiptare ende nuk ka një vendim për këtë, ndërsa sot në Rinas pritet që të mbërrijnë dhjetra pasagjerë që janë nisur nga Londra./F.W

Shpërndaje

TË NGJASHME

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.