
Kandidatja e LSI për Qarkun e Fierit, Kejdi Mehmetaj, takime me qytetarë të Fierit! (FOTO)


Së bashku me ekipin e #LSI #Fier kaluam sot mëngjesin me banorë të qytetit. 🤗
Vështirësitë me të cilat përballen çdo ditë janë të shumta, duke filluar me mungesën e vendeve të punës, tek infrastruktura, arsimi e shërbimi shëndetësor, ama besimin se e ardhmja do të jetë më e mirë e ndjen kudo.
25 Prilli do të jetë dita që do të ndajë tranzicionin nga stabiliteti, arrogancën nga përkushtimi e abuzimin nga puna e ndershme. Qyteti i Fierit në 25 Prill do mbështesë angazhimin e brezit të ri në politikë, do votojë vajzat e djemtë fierakë që kanë vendosur ta ndërtojnë jetën e të ardhmen në shtëpitë e tyre. 🇦🇱🏡