Kamioni përplaset me automjetin në Lezhë, nxirret trupi i viktimës pas një ore

17/03 21:26
Credits to Apollon TV
Foto nga vendi I ngjarjes

Është shënuar një vitkimë nga aksidenti i forte që përfshiu një kamion dhe një makinë tip Benz në aksin Lezhë-Shkodër.

Policia njofton se drejtuesi i mjetit tip Benz ka mbetur i vdekur në vend si pasojë e aksidentit të rëndë, ndërkohë nuk dihet akoma identiteti i tij.

Shoferi i kamionit, shtetasi me inicialet T.M., është shoqeruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë.

Njoftimi: 

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër ,në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit “, mjeti tip “Benz” është përplasur me mjetin kamion, ku për pasojë ka ndërruar jetë në vend drejtuesi i mjetit tip “Benz” ende i paidentifikuar .

Drejtuesi i kamionit shtetasi T.M.,është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.