Kamioni përplas biçikletën, plagoset 65-vjeçari në autostradën Durrës-Tiranë, shoqërohet shoferi në Polici

05/03 23:09
Credits to Apollon TV
Kamioni përplas biçikletën, plagoset 65-vjeçari në autostradën Durrës-Tiranë, shoqërohet shoferi në Polici

Një aksident është shënuar në orët e vona të mbrëmjes së sotme në autostradën Durrës-Tiranë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 65-vjeçar.

Policia njofton se një kamion ka aksidentuar një 65-vjecar, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë. I plagosuri është dërguar menjëherë në spital për të amrrë ndihmën e parë mjekësore.

Ndërkaq, policia ka bërë të mundur shoqërimin në komisariat të autorit të aksidentit.

Njoiftim i policisë: Informacion paraprak

Më datë 05.03.2021, në orën 21:20, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi F. T., duke drejtuar mjetin tip “Volvo”, kamion, ka aksidentuar biçiklistin, një shtetas ende të paidentifikuar rreth 65 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit shtetasi F. T., është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.