Kamioçina ‘hedh në ajër’ 25-vjeçarin me motor, i riu dërgohet me urgjencë në spital

30/03 16:40
Credits to Apollon TV

Një i ri ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në Tiranë, si pasojë e një aksidenti. Burimet policore bëjnë me dije se i riu është përplasur nga një makinë me drejtues shtetasin me iniciale P. L..

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e “Brrylit”. Si pasojë e përplasjes i riu është rrëzuar mbi trotuar, ku ka marrë dhe fraktura të rënda.

Ndërkohë, kalimtarët kanë lajmëruar ambulancën për të dërguar të plagosurin drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 30.03.2021, rreth orës 17:15, në rrugën “Bardhyl” mjeti me drejtues shtetasin P. L., ka aksidentuar një motorr me drejtues ende të paidentifikuar rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarje

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.