Kam folur me Erdoganin”, Rama: Do marrim dronë të armatosur

22/09 21:29
Credits to Apollon TV
Kam folur me Erdoganin”, Rama: Do marrim dronë të armatosur

Kryeministri Edi Rama  ka dekalruar se Shqipëria do të pajiset me dorn “Bajraktar” të armatosur.

Kreu i qeverisë u shpreh për emisionin “Opinion” se ka diskutuar me Presidentin e Turqisë, Erdogan për marrjen e 6 dronëve. Sipas tij ata do të përdoren për rujatjen e territorit, për ndërtimet pa leje, ndjekjen e personave në kërkim.

“Ne kemi biseduar për domosdoshmërin e dornëve. Ata janë me pako. Shqipëria do të marrë dorn Bajraktar të armatosur. Do të jenë 6 dhe do të shërbejnë për të gjitha për mbrojtjen e terrtorit, për konstatimin e  vendeve ku mbillet bimë narkotike, për ndërtimet pa leje, për të gjitha.”

© 2022 APOLLON TV. All Rights Reserved.